• HULUMTIME TREGU DHE ANKETA

Hulumtimi klasik i tregut dhe sondazheve


Për pothuajse asnjë industri, tregu nuk përfundon brenda kufijve kombëtarë. Ne studiojmë tregjet mbarëbotërore për ju dhe ndjekim ndryshimet që i karakterizojnë. Intervistuesit tanë flasin të gjitha gjuhët, njohin zakonet dhe tiparet e vendeve ku kryhen intervistimet dhe bëhet grumbullimi i të dhënave. 

Ne garantojmë besueshmërinë e të dhënave dhe kryerjen në kohë te projekteve përmes sistemeve të kontrollit të cilësisë, të detajuar dhe të standardizuar në të gjitha nivelet e projektit, si dhe kryejmë përditësime të rregullta dhe kuptimplota.

Transparenca e plotë është një çështje e rëndësishme dhe cilësia me një çmim të drejtë është parimi ynë.

Ne garantojmë  saktësinë dhe aktualitetin e të dhënave përmes kapaciteteve të larta, të cilat na lejojnë të zbatojmë projektet tuaja me shpejtësi dhe efikasitet, duke nisur që nga përkthimi i pyetësorit deri në strukturimin e studimit me programim dhe marrje të mostrave, si edhe grumbullimin dhe analizimin e të dhënave të mbledhura.

Për shkak të diversitetit të klientëve tanë, ne ndihemi mjaft të familjarizuar në të gjitha segmentet dhe sektorët e tregut dhe jemi të aftë të përdorim të gjitha metodologjitë tona.

Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm në vite me ofruesit e njohur të cilësisë në hulumtimin e tregut, niveli i cilësisë dhe performanca jonë është testuar dhe rikonfirmuar shpesh herë. 

Telefon – Online-MultiMode – Celular - në mbarë botën, si dhe në njësinë më të vogël rajonale. 

Kjo është mënyra, me të cilën ne krijojmë kushtet për suksesin tuaj!

 

Rruga Bajram Kelmendi nr.34, kati II
10001 Prishtine
Kosova

T: +383 38726028
Mail:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
www.gor-research.com